I moshuari ngatërron frenat me gazin, futet me makinë në kishë dhe terrorizon besimtarët, plagosen 3 persona.
Makina perfundon brenda kishes.
Një i moshuar ka terrorizuar besimtarët, pasi është futur me shpejtësi me makinën e tij.në një kishë në Francë.
Sipas mediave franceze, i moshuari 84 vjeçar kishte ngatërruar pedalen e frenës me atë të gazit, duke bërë që të futej brenda kishës në Decize, ndërkohë që 3 persona kanë ngelur të plagosur.
“Njerëzit raportuan se një makinë kishte hyrë në kishë dhe se kishte të shtëna me armë, por në fakt, ishte zhurma e karrigeve dhe sendeve të tjera që shkatërruan nga makina” shkruajnë mediat.
“E gjithë porta dhe trarët ranë dhe u thyen. Për fat të mirë ende nuk kishte shumë njerëz brenda kishës. Zoti na shpëtoi”, tha prifti i kishës.