Gjatë ditës së djeshme në të gjithë vendin ka nisur shpërndarja e shpërblimit të Vitit të Ri për pensionistët, e cila do të jetë në vlerën e 5,000 lekëve të reja.
Në mëngjesin e djeshem pensionistët dhe pensionistet e Fierit kanë shkuar në çdo zyrë të Postës Shqiptare dhe të bankave për të marrë shpërblimin e Vitit të Ri.
Theksojmë që në ambientet e mësipërme është krijuar një rradhë e gjatë pensionistësh që presin prej disa orësh në rradhë.
Për fat të keq janë injoruar edhe masat parandaluese për përhapjen e COVID-19.
Mbi 670,000 pensionistë në vendin tonë do të përfitojnë shpërblimin prej 5,000 lekësh të reja për festat e fundvitit.
Shumë qytetarë shprehen përpara mediave se kanë ardhur që në orët e para të mëngjesit për të tërhequr shumën e shpërblimit.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka