Kaos dhe panik në Britaninë e Madhe, njerëzit largohen nga vendi me avionin e fundit
Aeroporti Heathrow dhe St Pancras International patën një kaos natën e kaluar, ndërsa qindra pasagjerë prisnin të hipnin në fluturime dhe trena nga Britania e Madhe, përpara se të fillonte bllokimi i kufijve drejt Evropës.
Në Irlandë, fluturimet dhe tragetet nga Mbretëria e Bashkuar janë ndaluar për 48 orë nga mesnata, kufizime që do të rishikohen në një takim kabineti të martën.
Vendimi bashkohet me Francën, Gjermaninë, Italinë, Hollandën, Belgjikën, Austrinë, Finlandën, Bullgarinë dhe Danimarkën, te cilat kanë marrë masat vendimtare kundër llojit të ri të të Covid, për të cilin Boris Johnson ka thënë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa variantet e mëparshme.
Kanadaja, Izraeli, Turqia, Maroku, Kuvajti, Arabia Saudite dhe El Salvador gjithashtu kanë mbyllur përkohësisht kufijtë e tyre me MB, ndërsa SHBA-ja mbetet ende pezull për masa të menjëhershme.
Britanikët e bllokuar nuk lejohen të lëvizin dhe kanë ngecur në zonën e transitit. Bëhet fjalë për familje me fëmijë të vegjël, të cilët thonë se po mbahen kundër vullnetit të tyre.
“Na ndihmoni, duam të dalim nga këtu,”- ishte apeli i një familje me fëmijë të vegjël.
Mutacioni i ri i koronavirusit e ka bërë atë më ngjitës. Ekziston frika se kjo do e bëjë edhe vaksinën joefektive.
Teksa e gjithë Europa ka mbyllur për të paktën 72 orë të gjitha fluturimet nga Britania, për shkak të mutacionit të virusit që po përhapet me shpejtësi, Shqipëria nuk ka marrë ende asnjë masë, dhe fluturimet vijojnë si normalisht.
Një avion ka mbërritur sot nga Anglia në Shqipëri në orën 01:25 të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës së nesërme janë parashikuar të mbërrijnë tre avionë të tjerë.