Kryebashkiaku Subashi priti sot në bashki ambasadorin austriak: “7Takimi me Ambasadorin e Austrise, ja postimi i kreut te Bashkise se Fierit Armando Subashi.
Pata kënaqësinë të mikprisja sot 🇦🇹Ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Dr. Christian Steiner, me të cilin diskutuam gjerësisht rreth marrëdhënieve të ngushta dhe miqësinë e kahershme që vendet tona kanë, si dhe përpjekjet e shumta që Austria vazhdon të bëjë për finalizmin e rrugës së Shqipërisë drejt BE. Ishte një takim kortezie që do të pasojë bashkëpunim tonë edhe më ngushtësisht në të ardhmen. Me këtë rast i shpreha falenderimet e përzemërta ambasadorit Steiner edhe për marrëdhiet e ngushta që ka patur deri tani me Bashkinë Fier, duke sjellë në vëmendje bashkëfinancimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim për rikonstruksionin e Bibliotekës Publike “Dritëro Agolli” dhe krijimit të 5 miniparqeve për fëmijët në lagjet e qytetit”-perfondon postimin zyrtar Armando Subashi