Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër LLeshaj, pavarësisht ngjarjes së rëndë të vrasjes së Klodian Rashës, është shprehur se Policia e Shtetit është organizata më e besueshme për shqiptarët. I ftuar në emisionin “News 24” ai ka thënë 224 policië janë vrarë nga të tjerët dhe sipas tij një policë që bëri krimin nuk përfaqëson gjithë blutë. Ndër të tjera ia ka thënë se krimet në vendin tonë kanë pësuar rënie të ndjeshme.
“Ne kemi 224 policë që janë vrarë nga të tjerët. Një individ nuk ndyejnë Policinë e Shtetit. Policia ka përkrahje publike. Një program serioz i qeverisë suedeze na tregon se Policia e Shtetit është organizata më e besueshme. Qytetarët shqiptarë, 80 për qind ndihen të sigurt në vend. Kjo është gjendje e momentit. Qytetarët mbështesin policinë, sepse forcat policore kanë kryer punën e tyre. Krimet kanë tendencë rënie”, u shpreh Lleshaj.