Së shpejti në bazën ajrore të Kuçovës do të dëgjohen makineritë, për t’ia lënë vendin më pas zhurmës së munguar të avionëve.
Investimi në këtë bazë ka tërhequr vëmendjen e 36 kompanive të huaja dhe shqiptare, të cilat u njohën në terren nga zyrtarët e NATO-s, me procedurat, dokumentacionin dhe sheshet e ndërtimit në bazë.
Punimet për ta kthyer bazën e Kuçovës në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, pritet të nisin pas përfundimit të procedurave të zakonshme.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka