Greta Hoxha një ndër ikonat e ekranit televiziv shqiptar është gjithmonë aktive dhe herë herë përfshihet nga spontaniteti. I pëlqen ndryshueshmëria e paraqitjes fizike, por jo deri në përmbysje të origjinalitetit-siç shprehet ajo. Vajza e vetme që ka thyer tabu televizive ështe deri diku aktive në rrjetet sociale duke komunikuar me ndjekësit e saj të shumtë dhe me postimin e fotive të zgjedhura sipas pëlqimit të saj. Së fundmi Greta ndryshoj modelin e flokëve dhe i postoi ato në faqen e saj facebook. Menjëherë ka marrë me mijëra komente nga adhurues të shumtë të dy gjinive. Greta thotë për Portalin se i pëlqen të ndryshoj shpesh modelin e flokëve dhe veshjet. “Asgjë tjetër nuk dëshiroj të ndryshoj e ndërhyj në fizikun tim”- shprehet Hoxha duke theksuar gjithashtu se nuk paragjykon aspak dhe shumë vajza të cilat preferojnë ndërhyrje mjeksore në pjesë të trupit të tyre. Ajo citon fort se i pëlqen natyraliteti dhe se për këtë do të kujdeset gjatë në vite dhe kohë.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)