‘Ne i themi Ejvallah’, përfundoi Rama takimin me ministrin e Jashtëm të Greqisë. Ejvallah në vend përdoret shumë pak nga moshat e treta në përdorim, në të tilla raste ‘FALEMINDERIT’. Indirekt mesazhi ishte i qartë: ‘Për marrëveshjen e detit vendos Turqia. ‘
Ajo çfarë më ra në sy është spila dhe kollarja e Ramës.
Spila një Shqiponjë, emblemë Ilire, tregon se shqiptarët janë me prejardhje ilire dhe më të vjetërit në Ballkan. Ndërsa Shqiponja tregon fuqi. Rama me gjuhën e trupit i tha Greqisë: ‘Jam mbi ju’.
Kravata me flamurin shqitar dhe yllin e kuq me 5 cepa. Do të tregohesha naive nëse do të besoja, se ka lidhje me Enver Hoxhën.
Ylli me 5 cepa simbolizon tokën, ajrin, zjarrin, ujin dhe eterin (lidhja shpirtërore).
Ashtu siç janë marrëdhëniet Greqi- Shqipëri; janë kufitare- toksore dhe detare, të lehta si ajri dhe të nxehta si zjarri.
Ndërsa eterin, për lidhjen shpirtërore, do ta lidhja me flamurin kuqezi. Rama tha: ‘Unë jam patritot, nuk e sheshim detin’, pse jo edhe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Me këto dy elemente të të folurit pa zë dhe me një Ejvallah me zë, Rama ‘pushton’ mediet në Shqipëri, Greqi, Turqi. Nuk do çuditesha edhe ndonjë evropiane.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka