Në natën mes 24 dhe 25 tetorit kthehet ora diellore, por mund të jetë për herë të fundit.
Dy gjëra janë tashmë të qarta. E para që pas pak ditësh, pikërisht në natën mes 24 dhe 25 tetorit, kthehet ora diellore (pra akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, duke na dhënë mundësinë të flemë më shumë.
E dyta është që nevojitet të presim prillin nëse 2021 do të dekretojë ose jo fundin e këtij rituali kohor (ndryshimin e orës), pas 54 vitesh.
Por kjo mund të sjellë një kaos europian të orareve për shkak të këtij ndryshimi. Megjithatë kjo mbetet për tu parë në javën ë fundit të marsit, se çfarë ore do vendosin të mbajnë vendet europiane.