Rrapush Çeçaj, 40 vjeç dhe banues në Elbasan është zhdukur pa gjurmë ditën e sotme. Denoncimin për zhdukjen e Çeçajt e ka bërë vëllai i 40-vjeçarit. Ende nuk dihen detaje rreth mënyrës së largimit të Çeçajt nga banesa, apo takimin e fundit që mund të ketë pasur.
Mësohet se Çeçaj është larguar mëngjesin e sotëm nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më. Ai u ka thënë familjarëve se po shkonte të kryente disa ekzminime në spitalin e Elbasanit, por që nga mëngjesi, ata nuk kanë marrë asnjë lajm prej 40-vjeçarit.
Vijon…