AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/TRENI SHTYP PËR VDEKJE DY VËLLEZËRIT KOSOVARË
Një aksident tra-gjik ka ndodhur në Brukberg të Gjermanisë, ku vik-tima kanë mbetur dy vëllezër nga fshati i Deçanit në Kosovë. Mësohet se kanë ndë-rruar jetë vëllezërit 13 dhe 17 vjeçar, pasi janë përplasur tragjikisht nga treni.
Vdekjen e dy fëmijëve e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke nënvizuar se Deçani është tronditur nga kjo tra-gjedi.
“Deçani është tron-ditur rëndë nga tra-gjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën je-tën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare. Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rënd dhe ditë e zezë tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i kësaj komune. Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë̈!”, ka shkruar Ramosaj në profilin e tij ‘facebook’.