E TRISHTË/ KA HUMBUR JETËN NGA KORONA*VIRUSI ARKITEKTI 28-VJEÇAR/ MIQ DHE I GJITHË RRJETI SHPËRTHENJNË NË LOT NGA MESAZHI PREKËS I MIKESHËS…
Koronavirusi duket se nuk i kursen as moshat e reja. 28-vjeçari Geri Lika, me profesion arkitekt, dyshohet të ketë humbur betejën me sëmundjen e Covidit. Lajmin e hidhur, e kanë bërë të ditur të afërmit dhe miqtë e tij në rrjete sociale, të cilët shprehin ngushëllime teksa kujtojnë shpirtin, humorin dhe zgjuarsinë e Gerit, i cili ka lënë pas partneren, prindërit dhe motrën. Elida Motro, i ka dedikuar disa fjalë duke përmendur arritjet e Gerit, pa lënë pas ngushëllimet për familjarët, të cilët mund të jenë plotësisht të tronditur nga humbja. Mbetet ende e paqartë, se si u infektua me virusin Coronavirus, ndërsa pritet që rasti i tij, të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë. Shkrimi i saj, ka shkaktuar reagime të shumta, ku persona që e njohin nga afër Gerin dhe duket se janë përlotur, pasi tregojnë se sa shumë i mungon. Dëshpërimi është tepër i madh për të gjithë, pasi bëhet fjalë për një humbje në lule të rinisë. Ky është rasti i dytë në vendin tonë, që në një moshë kaq të re ndërron jetë nga korona*virusi. Në muajin Korrik, u konfirmua humbja e 21-vjecares, e cila ishte e shtruar në spital në intubim dhe nuk ia doli të fitonte betejën me Covid-19. Vajza e re, vuante edhe nga sindromi metabolik, ndërsa mbetet e paqartë nëse Geri Lika, vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.