PASI HUMBI NDJENJAT U DËRGUA NË INFEKTIV/ PËR SHKAK TË GJENDJES SË RËNDUAR DËRGOHET ME URGJENCË NË TURQI DREJTORI I POLICISË…
Drejtori i Policisë së Kufirit të Qarkut Gjirokastër, Arben Joco, i prekur prej disa ditësh nga koronavirusi, ditën e sotme është dërguar në Turqi, për një kurim më të specializuar. Gjendja shëndetësore e Jocos është rënduar. Për këtë arsye, është dërguar për kurim të specializuar nëTurqi. Raportohet se ai humbi ndjenjat një ditë më parë, dhe për pasojë u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, nga ku kaloi menjëherë në terapi intensive. Mirëpo, Joco mbetej në rrezik për jetën. Policia e Shtetit, u detyrua ta dërgonte drejt Turqisë kreun e Drejtorisë Kufitare të Gjirokastrës, në klinikën e ozonografisë në Stamboll. Situata e pandemisë në vend, vijon të jetë ende shqetësuese, ku nga e enjtja e javës së ardhshme mbajtja e maskës, do të bëhet e detyrushme edhe në ambiente të hapura. Në orët e fundit, janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, edhe dy punonjës policie të forcave “Shqiponja”. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën si pasojë e korona*virusit 4-tër persona në vend, si dhe janë regjistruar 168 raste të reja positive, nga 943 testime të kryera.