𝗣ë𝗿𝗽𝗹𝗮𝘀𝗶 𝗺𝗲 𝗺𝗮𝗸𝗶𝗻ë 𝟱 𝘃𝗷𝗲ç𝗮𝗿𝗲𝗻, 𝗮𝗿𝗿𝗲𝘀𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗵𝗼𝗳𝗲𝗿𝗶 𝗻ë 𝗩𝗹𝗼𝗿ë
Një 58 vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë pasi ka përplasur me makinë një të mitur.
Shoferi që ka rënë në pranga ka aksidentuar një 5 vjeçare e cila ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”.
“Arrestohet shtetasi M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.