𝟭𝟬 𝗺ë𝘀𝘂𝗲𝘀 𝗻ë 𝗞𝗼𝗹𝗼𝗻𝗷ë 𝗱𝘆𝘀𝗵𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝗷𝗮𝗻ë 𝗺𝗲 𝗖𝗼𝘃𝗶𝗱, 𝘁ë 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵ë 𝘁ë 𝗶𝘇𝗼𝗹𝘂𝗮𝗿 𝗻ë 𝘀𝗵𝘁ë𝗽𝗶
10 mësues në Kolonjë dyshohet se janë infektuar me Covid.
Të 10 mësuesit janë izoluar në shtëpi pasi kanë pasur shenja të virusit.
Ndërkaq u janë bërë tamponët edhe mësuesëve të tjerë që kanë pasur kontakt me të izoluarit.
Situata e Covid në vendin tonë nuk është e qetë pasi çdo ditë raportohen mbi 100 të infektuar, e tashmë me hapjen e shkollave pritet që shifrat të rriten.