/ Basha e Berisha ‘përplasen’ për herë të parë me Rudinën në ceremoninë e Azemit por deputetja rri ‘akull e ftohtë’
Ceremonia e përkujtimit të pishtarit të demokracisë Azem Hajdari, sot në 22 vjetorin e vrasjes së tij, ka bërë bashkë për herë të parë Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Rudina Hajdarin.
Kjo e fundit, që pas vendimit për të mos lënë mandatin, nuk ka patur më raport me kryedemokratin Basha por sot në memorialin e të atit të ndjerë, nuk e ka shmangur dot takimin.
E megjithatë, nga fotot por edhe pamjet video tregojnë qëartazi një marrëdhënie të akullt të Rudinës me Berishën e Bashën, raporton newsbomb.al.
Rudina Hajdari ka qenë e shoqëruar në këtë ceremoni nga e ëma, gjyqtarja Fatmira Hajdari e cila ‘u dogj’ nga vettingu.