‘Mos e bëni tamponin’, habit mjeku italian: Përmban baktere, krijon infeksion
Së fundmi, mjeku italian Roberto Petrella, i specializuar në obstetro gjinekologji, ka dalë kundër bërjes së tamponit, pasi sipas tij ai përmban baktere dhe krijon infeksione.
“Marrja e tamponit duhet bërë në një pikë të caktuar, në brendësi të faringut e të bashkimit me kanalin e hundës, jo siç bëjnë ata, që e rrotullojnë nga të duan. Tamponi, kështu siç bëhet, prish membranat.
Pra, gërvisht. Tamponi është plot me miliona baktere. Nuk është steril. Duke traumatizuar mukozën edhe në fund të kanalit të hundës, si dhe te faringu, dërgojnë baktere të tjera nëpërmjet fytit”, u shpreh ai në një intervistë për “Shqipëria Live”.