‘S’ka gjykata, shtet i degjeneruar’, Ylli Manjani s’kursen as Metën: Bën shqiponjën si laraskë dhe quan veten shtetar
Ish-ministri Ylli Manjani thotë se shteti Shqiptar ka degjeneruar komplet pasi prej 3 vitesh vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, prej 4 vitesh Gjykatë të Lartë dhe tashmë është mbyllur dhe Apeli. Sipas tij, nga Presidenti, te Kryeministri e deri te Ministrat marrin rrogën kot sepse e kanë shkrirë shtetin.
“Çfarë është ky eksperiment, shkrihet gjykata, duartrokitet nga ndërkombëtarët?! Ky është një budallallëk! Faleminderit për ndihmën dhe lekët që vetë i japin e i marrin. Ka 3 vite vendi pa gjykatë kushtetuese. Ka 4 vite pa Gjykatë të Lartë, prandaj bën qejf qeveria. U mbyll edhe gjykata e apelit. Pa apelin nuk ka gjyqe më. Një shtet pa gjykata nuk është më shtet, pushtet po.
Ky është një shtet pa komandë, i degjeneruar komplet, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat marrin rrogën kot se e kanë shkrirë shtetin. Të gjithë kanë bërë një krim të madh që është shkatërrimi i shteti. Është thënë që shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet dhe ja ku jemi në vitin 2020, për turp e faqe të zezë. Të dalim të bëjmë shqiponjën si laraska dhe ta quajmë veten shtetar”, u shpreh Manjani.