Rama batuta me banorët në Koplik: Në fund të nëntorit keni ujë 24 orë, ose do futet inxhinieri në ujë komplet
Kryeministri Rama ka qenë mesditën e sotme në Koplik, Malësi e Madhe, ku ka parë nga afër punimet për ujësjellësin e ri, i cili do të furnizojë zonën me ujë 24 orë.
Rama ka shkëmbyer batuta me disa prej banorëve atje, duke u premtuar se në fund të nëntorit ose ata do të kenë ujë 24 orë, ose inxhinieri do futet vet në ujë komplet.
“Uji këtu vjen 24 orë në fund të nëntorit. O vjen uji 24 orë në fund të nënorit, ose… ku është ky. Hajde këtu. Ose këtë do e marrim me Paulinin (i referkohet Paulin Sterkajt)… megjithëse me Paulinin bëhet ngarkesë e madhe… do ta marrim do ta fusim këtë në ujë komplet. E ka pas afatin për qershor, se ky ka dhe protesta për të bërë. Po të mbaroj njëheherë punë dhe pastaj të bëj protestë”, tha Rama.