Kazinotë në qendër të Tiranës, Kadia: Moment i papërshtatshëm, varfëria i çon njerëzit drejt vesit
Vendimi i qeverisë për t’i risjellë kazinotë në qendër të Tiranës, për gazetarin e ekonomisë Besart Kadia, është i gabuar. Në këtë moment krize ekonomike dhe varfërie në vend thotë ai, rihapja e kazinove mund ta rëndojë më tej plagën sociale të vesit për të cilin kryeministri vendosi 2 vjet më parë të mbyllte lojërat e fatit.
“Lojëra e fatit janë instrumente të shoqërive të varfra. Ky vendim mund ta çorientojë ekonominë shqiptare dhe vjen në një periudhë jo të përshtatshme. Vjen në një kohë me krizën ekonomike dhe e kombinuar me varfërinë do bëjë që njerëzit të lënë edhe paratë e fundit në lojërat e fatit”, tha Kadia në Euronews.