Ish-deputetja e PD Lajla Përnaska del kundër kryeministrit Rama për kuotën e përfaqësimit gjinor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Përnaska shkruan se preteksi i kuotës gjinore 30% për mos-hapjen e plotë të listave zgjedhore, është regres dhe diskriminues për femrat kandidate. “Gara bëhet pa dallim gjinor, vetëm me lista 100% të hapura”, shkruan ajo.
Më tej, ajo thekson se gara e hapur mund të sjellë edhe përfaqësim të grave më të lartë se 30%, nëse kandidatet përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe jo të kryetarëve.
Shkrimi i plotë:
Korrik 1999-Sarajevë, Samiti për Europën JugLindore: “Stability Pact Gender Task Force”-Koordinatore për Shqipërinë ??.
Beteja për barazinë Gjinore në politikë & Kuotën 30% nisi në këtë Samit, u finalizua më 2008 për Shqipërinë, në Ligjin Nr.9970 “Për barazinë gjinore në shoqëri”, e futjen e kuotës në Kodin Zgjedhor.
Në debatin aktual, preteksi i kuotës gjinore 30% për moshapjen e plotë të listave zgjedhore, është regres dhe diskriminues për femrat kandidate.
Gara bëhet pa dallim gjinor, vetëm me lista 100% të hapura.
Si mund të zgjidhen përfaqësuesit e popullit, me garë burrat 70% dhe pa garë gratë 30%?!
Formula e përfaqësimit gjinor është e thjeshtë: kuotohen fituese femrat, që kanë marrë më shumë vota, nëse nuk është arritur kuota 30% e përfaqësimit të tyre në parlament.✅
Gara e hapur mund të sjelli edhe përfaqësim femëror më të lartë se 30%, nëse kandidatet përfaqësojnë interesat e qytetarëve, jo të Kryetarëve.