Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e kësaj të shtune (5 shtator) në Sarandë.
Një 37-vjeçare në lagjen nr 4, Sarandë është vetëhelmuar me fotoksinë dhe për këtë shkak është nisur me helikopter drejt Tiranës.
“Mesditën e sotme, në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësia E. D., 37 vjeçe pasi kishte konsumuar lëndë të dyshuar fotoksinë. Kjo shtetase është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Nënë Terezës, Tiranë, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë” – njofton policia.
Fatkeqësisht 37-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës.
37-vjeçarja nga Saranda punonte si ekonomiste ndërkohë që ishte ndarë nga bashkëshorti.
Ky i fundit pas divorcit me vendim gjykate kishte marrë vajzën e tyre 12-vjeçare në Itali dhe policia bën me dije se ky ishte dhe shkaku i veprimit të 37-vjeçares