Një aksident tragjik ka ndodhur në Kosovë, ku nënë e bir nga fshati Skifteraj i komunës së Vitisë kanë humbur jetën në një aksident tragjik.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u ka shprehur ngushëllime familjes, për humbjen e dy familjarëve të tyre.
“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurëve tuaj, e nderuara familje Hajdari.
Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni.
Ngushëllime”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryetarit Haliti.