Detaje të reja kanë dal pas grabitjes që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Përrenjas, ku tre persona të maskuar kanë marrë një shumë prej 10 milionë lekë të vjetra shtetasit Besmir Shegani.
Shegani thekson se në momentin e ngjarjes ai ka qenë bashkë me djalin.
Sipas tij kanë qenë tre persona të maskuar ata të cilët i kanë bërë prite dhe në një moment frika më e madhe e tij ka qenë djali, pasi ishin të armatosur.
“Mbrëmë rreth orës 20:00, në momentin që gruaja dhe vajza ikën në shpi isha me djalin, sapo parkova makinën më dolën tre veta të maskuar me kallash, më goditën dhe më morën lekët. I ndoqa pak dhe më pas njoftova policinë. Djalin e kisha në vendin e parë dhe në momentin që unë zbrita për të marrë atë më ka ndodhur dhe ngjarja, dhe në atë moment frika ime më e madhe ishte për djalin pasi ato ishin të armatosur. Një nga ato e pash, ndërsa dy të tjerët jo, kam dyshimet e mira dhe i kam deklaruar në polici,” u shpreh për “Abc News”, kambisti
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje deri më tani, bëhet me dije se janë mbi 10 persona nga zona përreth.