Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 131 raste të reja me Covid-19.
Ndërkohë që janë shëruar 86 persona.
Betejën me koronavirusin e kanë humbur 6 persona, 2 nga Shkupi, 1 nga Ohri, 2 nga Prilepi dhe 1 nga Shtipi, duke e çuar në 596 numrin total të jetëve të humbura nga ky virus.