Ka humbur jetën 11-vjeçari, i cili u përplas nga makina tip ‘Mitsubishi’, 5 ditë më parë në Kukës.
E.M, 11 vjeç u aksidentua nga shtetasi A.H, 35-vjeç. I mituri u nis me urgjencë në spitalin e Traumës.
Fatkeqësisht fëmija 5 ditë pas aksidentit nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve të rënda, dhe ditën e sotme ka humbur jetën.
Kujtojmë që 35-vjeçari u vetëdorëzuar në polici, ku ka treguar se e ka transportuar 11 vjeçarin në spital me një makinë tjetër dhe më pas ia ka mbathur.