Nuk jemi vendi më i bukur, por i bekuar po!
Unë e dua vendin tim, edhe pse nuk mendoj se ai është më i bukuri në Botë. Megjithatë, unë them me bindje se ky është një vend i mrekullueshëm për të jetuar.
Shikoni çfarë ka shkaktuar një uragan në SHBA(Luiziana dhe Teksas). Një tokë e madhe mes dy oqeaneve goditet shpesh nga të tilla fenomene shkatërruese që prodhojnë dëme e viktima edhe më të rënda sesa tërmetet. SHBA është një ekonomi e madhe dhe i shëron shpejt këto plagë, por vende të vogla, në Amerikën Latine, simotra me ne, nuk arrijnë dot ti ndërrojnë tjegullat e thyera.
Ndërsa shikoja sot imazhe pa fund nga ky shkatërrim, mendoja bekimin tonë. Vend me ujë, shumë ujë, vend me diell, shumë diell. Me fusha e male, të alternuara si me dorë. Me pasuri nëntokësore e mbitokësore.
Çfarë na mungon që vetëm ikim prej tij, prej 3 dekadash?
Qeverisja e mirë, padyshim. Keqqeverisja qenka po kaq shkatërruese sa edhe uraganët.