Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, është arrestuar dhe akuzuar për mashtrim mbi një fushatë për mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donator në lidhje me fushatën “Të ndërtojmë murin”, dhe arritën shifrën prej 25 mln dollarësh, tha Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.
Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, është arrestuar dhe akuzuar për mashtrim mbi një fushatë për mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.
Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donator në lidhje me fushatën “Të ndërtojmë murin”, dhe arritën shifrën prej 25 mln dollarësh, tha Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.
Pritet që Bannon të dalë shumë shpejt në Gjykatë. Fushata “Ne ndërtojmë murin” u zotua të përdorë donacione për të ndërtuar segmente të pengesës kufitare – ndërtimi i të cilave ishte një premtim kryesor i Trump gjatë zgjedhjeve të 2016.
Por Audrey Strauss, Ushtruesi i Detyrës së Avokatëve të SHBA.-së për Qarkun Jugor të Neë York, tha se Bannon, Brian Kolfage, Andreë Badolato dhe Timothy Shea kishin “mashtruar qindra mijëra donatorë, duke përfituar nga interesi i tyre për të financuar një mur kufitar për të mbledhur miliona dollarë, nën pretekstin e rremë se të gjitha ato para do të shpenzoheshin për ndërtimin e murit.
Ndërkohë, Kolfage – themeluesi i “Ne ndërtojmë Murin” – mori në fshehtësi 350,000 dollarë për përdorimin e tij personal, thuhet në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë.
Ndërsa siguroi vazhdimisht donatorët se Brian Kolfage, themeluesi dhe fytyra publike e “Ne ndërtojmë Murin”, nuk do të paguheshin asnjë cent, të pandehurit fshehtasi planifikuan të kalonin qindra mijëra dollarë tek Kolfage, të cilat ai i përdori për të financuar stilin e jetës së tij të lavdishme.
Steve Bannon, njihet si arkitekti i fitores së zgjedhjeve të Donald Trump në vitin 2016. Pas postit si këshiltari kryesor i trump në fushatën presidenciale, Bannon më vonë shërbeu si krye-strateg i Shtëpisë së Bardhë. Kanë qenë idetë e tij populiste dhe kundër emigrantëve që e kanë shtyrë Trump-in të njihet për politikat e zbatuara deri më tani. Bannon u largua nga Shtëpia e Bardhë në gusht të vitit 2017