Luftëtarë e shkrues në Pashallëkun e Janinës.
Piktori francez Luis Dypre para se të vizitonte Pashallëkun e Janinës qendroi në Korfuz. Aty njohu dhe takoi shumë shqiptarë që kishin qenë pjesë e regjimentit “Gjuajtësit e Orientit” të krijuar nga francezët e të mbështetur më vonë dhe nga britanikët. Mes portreteve që realizoi bue në sy ai i Foto Bikos nga Suli. Përveç kostumit tradicional shqiptar, modës së flokëve të gjata alla shqiptarçe por arbërore si i përmend dhe Gjon Muzaka tek Kronika e tij,bien në sy koburet gjarpërushe dhe krahas tyre dividi-mbajtësi i penës, të gjitha të lara me argjend.
Foto Bikos për ti shpëtuar anonimatit rrëfen Dypre shkruajti në greqisht wë ishte Lingua Franga e rajonit në atë kohë, vetë me penën që mbante në dividin në brez, emrin e tij. Në Muzeun Historik Kombëtar ruhet një divid i sekretarit të Ali Pashë Tepelenës, Dhamo Marjanit nga Zagoria, i ngjashëm me këtë që dallohet në portretin e Fotos. Disa ditë më vonë kur Dypre përpiqej që ti mbushte mendjen Ali Pashës ne Butrint për ti realizuar portretin i tregoi dhe portretin e Fotos. Ali Pasha qeshi sepse e njohu dhe i tha qe Foto ishte një nga armiqtë e tij më trima. Dypre nuk arriti ta bindte Ali Pashën por arriti ta pikturojë atë nga distanca që është taboja e njohur e Ali Pashës në gjueti në liqenin e Butrintit. Personalitet e Pashallëkut të Janinës ishin luftëtarë dhe arsimdashës ose siç thonë burra të pushkës e të penës 🙂