Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pranë fshatit Berdenesh, automjeti tip Skoda ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën anësore të rrugës.
Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetas maqedonas, i cili është transportuar për në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.