𝐒𝐡𝐤𝐨𝐢 𝐒𝐞𝐟𝐞𝐝𝐢𝐧 𝐁𝐫𝐚𝐡𝐨💔
Legjenda që jetoi për futbollin dhe ngriti lart emrin e Luftëtarit nuk do të jetë më midis nesh.
Gjithë sa dha në fushë për vite me radhë dhe frymëzimi i tij për të rinjtë që duan suksesin në sportin më të dashur në botë nuk do të shuhet kurrë.
Po të kishte jetuar në kohë të tjera e pa kufizimet që kishte atëherë Shqipëria, Sefedin Braho do të shkëlqente në klubet më të mira botërore.
E megjithatë Gjirokastra e vogël, Partizani e Kombëtarja ishin boll mjaftueshëm për të kuptuar se kishim mes nesh një talent të jashtëzakonshëm që mbase nuk i vjen më kurrë futbollit shqiptar.
Prehu në paqe Sefe e dritë të pastë shpirti. Faleminderit për emocionet që na ke dhënë🙏