Neritan Trifoni:
Libofsha është një fshat ku fermerët kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë 10 muajve të vitit. I njohur për kultivimin e drithërave dhe mbarshtimin e blegtorisë, fermerët e Libofshës tashmë janë përqendruar kryesisht te vreshtaria. Kushtet e favorshme klimatike dhe sigurimi i një tregu të qëndrueshëm i kanë shtyrë ata të rrisin çdo vit sipërfaqet e mbjella me vreshta, si në fusha ashtu edhe në sera.
Sipas tyre, çmimi i ulët i drithërave në treg nuk mbulon shpenzimet e prodhimit, prandaj shumë fermerë kanë vendosur që këtë sezon të mos mbjellin drithra dhe foragjere, por t’i përkushtohen vreshtarisë, të cilën e konsiderojnë më fitimprurëse dhe më të sigurt për treg.