Komisar Ulian Shpataraku do të zëvendësojë përkohësisht Ilir Prodën në krye të Policisë së Elbasanit. Ky i fundit u miratua nga qeveria të mërkurën në krye të Policisë së Shtetit pas largimit të Muhamet Rrumbullakut.
Shpataraku, i cili aktualisht është shef sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve, do të jetë i caktuar në detyrë deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të DVP Elbasan përmes një konkursi për drejtorët e qarqeve, që pritet të hapet së shpejti.
Shpataraku shkon në këtë pozicion në shkelje të ligjit pasi nuk mbran gradën drejtues dhe më parë është pezulluar për fshehje të një trafikanti droge. Shpataraku ka ndalur një të kërkuar por nuk e ka arrestuar. Kjo ngjarje ka ndodhur në Janar të vitit 2023.
Burime për portalin Timoni.al bëjnë me dije se personi i ndaluar nga Policia e Elbasanit është Endrit Filja. Ky i fundit është arrestuar nga pikërisht Ulian Shpataraku dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit.
Aty Shpataraku ka marrë një deklaratë nga i shoqëruari në emër të specialistes Sovjona Kapllanaj, e cila ka firmosur pa ditur çfarë përmbante deklarata e tij. Kur në fakt, Filja ishte në kërkim për përshtatjen e lokalit për përdorim droge, neni 285/a i kodit të procedurës penale, e cila dënohet deri në 5 vite.
Njoftimi i Policisë
“Përshëndetje të nderuar, paraprakisht ju bëj me dije se, duke filluar nga data 03.10.2024, deri në përfundimin e përzgjedhjes së kandidaturës për Drejtorin e Policisë Vendore të Elbasanit, sipas nenit nr. 61 pika 2 germa d, ushtrimi i delegimit të kompetencave do t’i kalojë punonjësit të policisë, Komisar Ulian Shpataraku, i cili aktualisht është me detyrë Shef Sektori në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan”, ky është njoftimi i siguruar nga Euronews Albania që ka mbërritur në adresë të efektivëve të Policisë Elbasan.
Si u pezullua nga detyra Ulian Shpataraku?!
ELBASAN- Zbulohen detaje të reja nga pezullimi nga detyra i dy nënkomisarëve të policisë së Elbasanit. Burime për portalin Timoni.al bëjnë me dije se në 31 Janar 2023 është ndaluar nga Policia e Elbasanit shtetasi i shpallur në kërkim Endrit Filja. Ky i fundit është arrestuar nga pikërisht Ulian Shpataraku dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit.
Aty Shpataraku ka marrë një deklaratë nga i shoqëruari në emër të specialistes Sovjona Kapllanaj, e cila ka firmosur pa ditur çfarë përmbante deklarata e tij. Kur në fakt, Filja ishte në kërkim për përshtatjen e lokalit për përdorim droge, neni 285/a i kodit të procedurës penale, e cila dënohet deri në 5 vite.
Po ashtu, bëhet me dije se pasi kanë marrë dëshminë Filjas, asnjë nga dy efektivët nuk e kanë njoftuar Prokurorinë, e cila kishte dosjen e këtij personi të kërkuar. Po ashtu, nuk e kishin raportuar as në regjistrin e personave që hyjnë në Drejtorinë e Policisë dhe as në regjistrin e të shoqëruarve.
Si pasojë, sot Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka bërë me dije se nga detyra janë pezulluar nënkomisari Ulian Shpataraku, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj, 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve.