Bisede artistesh te medhenj nga PARAJSA!…
(Nje fabul imagjinare e sjelle mjeshterisht nga Fatjon Beci, ” Bisedë ” mes poetëve Gjokë Beci dhe Agim Doçi në Parajsë)
- “Mirë se rdhe, Vlla Agim! M’kishte kput malli për ty !
- “Mirë se të gjeta ” Vlla Gjokë ! Ene mu më kishte marr malli me ta ni dhe zanin! Mbetesh i madh, mes të Mëdhenjve !
- Vlla Agim ! Si thu bre burrë i dheut ta ngrejmë dhe një herë në kamë zemrën e Kombit Shqiptar si ngahera?! Ta bajmë nji kangë për pasurinë e shpirtit të Kombit dhe ta këndojmë këtu në Parajsë e ta dëgjojë tan Globi.
-Vlla Gjokë! Bash mirë e ke mendu, nji tekst të përbashkët. Dorian Ninin e kemi këtu e po na e kompozon ai. Unë po shkruaj nji varg e ti një tjetër. Pastaj po ja japim ta këndojë Fran Vorfi me Ndue Përkolen, të dy bilbila prej Mirdite. Me e shoqëru asht “kori i engjëjve” dhe ta shpallim në Festivalin e Përjetësisë. Tu kallzojmë dhe një herë shqiptarëve se s’ka ma të bukur se Shqipëria jonë, se vendlindja jonë Mirdita. Të bëhemi dhe të mbetemi imazhi i shqiptarëve që të mos vritet ma Pafajsia.
-Vlla Agim, të lumtë goja dhe të lumtë pena.
-Vlla Gjokë ! ” Të paqa “. I kishte marr malli Mirditasit dhe Shqiptarët për ty, tashti do t’i marrë dhe për mu.
” Na nuk jemi fizikisht, por shpirtërisht dhe në mendime do mbesim sepse janë tekstet tona dhe kangët tona që jehojnë.”