Nga Vladimir Muçaj: Ja si do ishte më mirë!
Keto 33 vite pluralizëm lëmsh kanë ecur parimet e demokracisë! Sherrnajë politike ku më së shumti ka funksionar parimi “bjeri t’i biem”, pasuri te gllaberuara, te drejta themelore per pronen dhe jo vetem të përdhosura! I forti bën ligjin, i dobti përçmohet. 33 vjet refren i përseritur “mi vodhe ti t’i vodha une” votat! Korrupsioni dhe kurvëria morale e politike nuk njohin kufi krahinë dhe ide! Nepotizem e mungese profesionalizmi ne shume kapilare te administrates! Te gjithe si në korë akuzojne njeri-tjetrin : “Ti ke vjedh, ti je vrases,ti keshtu dhe ashtu”! Premtime boshe dhe tallje pafund me interesat publike! Deputet qe marrin rroga si ne Kanada, Danimarkë, Suedi e gjetkë, por që aspak nuk justifikojnë ne pergjithesi punen me shperblimin nga taksat tona, per te mos folur pastaj per tipa si Arben Ahmetaj i cili vodhi sa i desh kokrra e qejfit dhe iku si spurdhjak u arratis. Duhet ndryshim i ketij kursi politik! Duhet patjeter! Ja si behet me mire sipas meje! Nje kod zgjedhor me lista te hapura. Numerim votash i standardizuar mire ! Ne pamundesi te formes elekronike, komisioneret te mos jene hiç nga sistemi i partive. E drejta e votimit te emigranteve shqiptare duhet konsideruar e vonuar dhe emergence politike kombetare! Ata duhet urgjentisht te votojne! Nese keto realizohen ndodh patjeter ne nje fare mase dhe “eleminimi” politik i te konsumuarëve te cilet fatkeqesisht i gjen me shumice te strukur si tek pozita ashtu dhe opozita e fragmentizuar keqazi! Më mirë keshtu do ishte të ndodhte!…