I Kadare- trim i penës,
Në kufijtë e legjendës !
Në këto çaste koha dhe fryma e kombit tonë ndalet:
Një njeri i madh u nda nga jeta !
Koha shqiptare ndalet për një çast ashtu siç u ndal fryma kadareane
Shqiptarët duke mos gjetur fjalë për të ngushëlluar njeri- tjetrin nuk e besojnë lajmin ogurzi të shpërndarë sepse duan të besojnë vetëm përjetësinë e gjeneralit botëror të letrave shqipe
Atë ,çka Skënderbeu bëri me shpatën e tij
legjendare, duke i çliruar kështjellat ilire prej pushtuesve otomanë duke ua rikthyer ato Arbërisë shqiptare,
ashtu edhe Ismail Kadare çliroi nga errësira dhe mjegulla e historisë ,dhe ngriti kështjellat e gjuhës letrare,me vepra madhore të gjuhës shqipe ,me penën e tij po aq legjendare.
Skënderbeu -gjeneral i luftës dhe shpatës trimërore-burrërore
Kadare- gjeneral i letërsisë dhe penës mendimtare -shpirtërore
Të dy legjendarë të historisë së ndritur të popullit shqiptar
Ngushëllime gjithë shqiptarisë për këtë humbje të madhe
Ngushëllime gjithë kombit të madh shqiptar
Ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmëve
I përjetshëm kujtimi i legjendarit dhe strategut të kulturës, mendimit dhe letërsisë shqiptare botërore
I gjithë kombi e nderon me përjetësi historike.
Pushofsh në paqe mjeshtër!
![](https://newsalbania.al/wp-content/uploads/2024/07/screenshot_20240701_105724_facebook1958332471975565594-918x1024.jpg)