Që seksi është më i mirë se çokollata, dihet. Por tani gjatë europianit, po bindem se është më i mirë edhe se futbolli. Ja se pse:
- Mund të fitosh çdo ndeshje me Golden Goal. Shënon në minutën e parë dhe thua: Mbaroi ndeshja. Fitova!
- Nuk dënohesh nëse merr stimulantë.
- E ke barazimin 0:0 në xhep.
- Mund të luash vetëm në sulm, sepse vetëm ti bën gol. “Kundërshtari” vetëm pëson.
- Nëse sulmon gjatë, por nuk shënon dot, kundërshtari do të shtiret sikur ti ke bërë gol.
- Mund të shënosh gol me dorë.
- Mund të luash pa spektatorë dhe ndeshja të jetë po aq emocionuese.
- Mund të bësh shqiponjën me duar pas çdo goli, pa u ndëshkuar me gjobë.
- Gol është kur thua ti. Nuk ka as arbitër, as VAR.
- Regjistrimi video është opsion, jo kusht.
- Në varësi të kundërshtarit, mund të përdorësh shpullat, pa shkaktuar faull.
- Nuk është offside nëse merr topin dhe shënon nga pas shpinës së kundërshtarit.
- Kundërshtari mund jetë aq bashkëpunues, sa mund të të lejojë ta lidhësh.
PS Kthehuni prapë se do të shtoj të tjera. 🤣