Ish-deputeti Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe dhe si ”Kaubojsi”, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama, për humbjen e nënës së tij.
Ndocaj thotë se Rama i ka bërë bllok në telefon, për arsye që vetë ai nuk i di, e megjithatë shprehet se humbja e nënës është një nga më të mëdhatë në jetën e një njeriu.
“Zoti Kryeminister Edi Rama per shum arsye qe me keni bllokuar sarri dot as tju telefonoj dhe tu dergoj nje mesazh ngushllimet per humbjen e nenes tende .
Bashkohem me ngushellimet e te gjitheve per ty dhe familjen tende z Rama. Me vjen keq per humbjen e Nenes tuaj, kush e ka provuar humbjen e te dashurve te tije arrin te te kuptoje mire se cfare po kaloni ju tani.
Nuk e imagjinoj dot dhimbjen qe te rethon, por ja qe kjo eshte vazhdimesia e jetes, rruga qe kalojme te gjithe. E megjithese jo ne forme fizike ai ende do vazhdoje te jetoje brenda teje dhe familjes tende. Mos harro se ata qe jetojne ne zemrat e te tjereve asnjehere nuk vdesin. Eduart Ndocaj”, shkruan Ndocaj në postimin e tij.