Chelsea nuk ia doli të mbajë ritmin e fitoreve dhe humbi 1-0 në udhëtim me Middlesbrought për sfidën e parë në gjysmëfinalen e Carabao Cup. Duelin nga stoli e nisi Armando Broja, që megjithëse mori 27 minuta në fundin e lojën nuk mundi t’i ndihmonte të tijtë.
Në “Riverside Stadium”, dueli nisi i luftuar dhe me raste. Duhej minuta e 37 që Hackney me golin e tij të vendoste sfidën, kjo pas një pasimi nga Jones. Në fraksionin e dytë, konkretisht në të 63 minutë Pochettino hodhi në fushë Brojën dhe Mudryk, që nuk mundën të ndryshonin fatet e ndeshjes.
Tanimë ndeshja e kthimit luhet më 23 janar në Londër, aty ku do mësohet edhe skuadra finaliste e këtij turneu. Pas golit në FA Cup, Pochettino u kujdes që mos i jepte minuta të plota Brojës, duke e mbajtur gati për në fundjavë, me shqiptarin që është i vetmi lojtar që Blutë kanë për rolin e avancuar, kjo pasi Nkunku është i dëmtuar dhe Jackson në Kupën e Afrikës.