Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka komentuar takimin e kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
I ftuar në emisionin “A show”, Buzhala u pyet nga moderatori Adi Krasta se si do t’i përgjigjej Vuçiçit po të ishte në vendin e Hotit, dhe presidenti ta pyeste nëse dinte serbisht.
“Do t’i thosha unë e kuptoj sepse për 10 vite më kanë detyruar që ta kuptojmë, por nuk e flas sepse nuk kemi pasur nevojë,”-tha Buzhala.