Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Se përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik, E përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër do jetë miku im”. Kështu deklaronte Edi Rama tre vite më parë pasi SHBA e shpalli Dakon “non grata”.
Ish-kryebashkiaku për të cilin SPAK-u lëshoi urdhër-arresti akuzohet për shpërdorim detyre për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë.
Hetimi ka nisur rreth 1 vit më parë. Fillimisht ka nisur për një ndërtim pa leje të bërë në Durrës, ku dyshohet se janë përfshirë shumë ish zyrtarë, mes tyre edhe Vangjush Dako.
Por përse u arrestua tani?
Dako është marrë në pyetje disa herë nga SPAK-u, seanca e fundit disa ditë më parë. Por në fund prokuroria vendosi që Dakon ta arrestonte pas zgjedhjeve të 14 Majit.
Opozita e ka denoncuar se Dako edhe në zgjedhjet e fundit ka qenë “makineria” e socialistëve në qytetin bregdetar për të fituar mandatin Sako