Ditë e veçantë në shkollën shqipe Ardhmëria. Ajo u përzgjodh, në Londër, për të pritur në ambjentet e saj personalitetet e larta politike Krytar i Grupit Parlamentar të PS, Z. Taulant Balla; Kryetar i Bashkisë të Tiranës, Z. Erion Veliaj; Deputet i Parlamentit Shqiptar, Z. Lavdrim Krashi,
Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Znj. Sonila Hysi. Gjithashtu, na nderuan me praninë e tyre shkëlqesia e tij Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Londër Z. Qirjako Qirko me bashkëshorten e tij Znj. Anxhela Qirko. Të pranishmit u përshëndetën nga Kryetari i Shoqatës Ardhmëria, Z. Lutfi Vata dhe nga disa pjestarë të bordit. Mësuesit dhe nxënësit si gjithmonë treguan me pasion dhe dashuri mikpritjen e tyre të ngrohtë. U fol për kontigjentin e librave të ardhura nga QBD -ja nëpërmjet Agjencisë Kombotëra. Për gadishmërinë e Shtetit Shqiptar në ndihmë të shkollave shqipe kudo në diasporë. Për gjuhën tonë, për fëmijët tanë, së bashku gjithmonë.🇦🇱
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka