Ka Përfunduar me sukses shenjëzimi horizontal dhe vertikal të segmenteve Kosovare të shtegut “High Scardus Trail” një nga shtigjet më të gjata në Evropë me gjithsej 495 km, e cila fillon në masivin e Lubotenit dhe përfundon në zonën e liqenit të Ohrit.
Projekt që ka filluar në vitin 2015 nga iniciatori dhe pionieri i idesë tani më i ndjerë Nehari Driza ish Alpinist i Shoqates SHARRI
Keto tabel do të kontribojë në zhvillimin e turizmit malor në Republikën e Kosovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë.
“Scardus” emër antik i Sharrit plak, por i mrekullueshëm, i begatë me shumë bimë endemike e fruta dhe shtëpi shumë e madhe për faunën e pasur.
Potenciali i zhvillimit të turizmit malor në këto zona është jashtzakonisht e madhe, andaj edhe ne kontribuam në zhvillimin e kësaj industrie shumë të rëndësishme.
Luteni të gjithë bjeshkatarë e dashamirë të natyrës, ruani sinjalistikën malore sepse është e jona, është për ne, për të mirën tonë.
Mbroni ambientin nga ndotja!
E gëzofshi të gjithë, populli im i dashur dhe zemërgjërë!
Ndersa pjesa e Shtegut nga Shishtaveci në Radomirë i cili tashmë eshtë berë i njohur si Shtegu i Ngjyrave mungon sinjalistika malore edhe pse eshte Parku Natyror Korab -Koritnik nuk ka vemendje nga pushteti vendor apo edhe agjensia e zonave te mbrojtura
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)