Rama ndodhet në New York ku pritet të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës për Kombet e Bashkuara me temë “Kuptimi i Paqes dhe Qëndrueshmërisë në shekullin e 21-të”.
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur deputetët e grupit. Mbledhja është zhvilluar pa praninë e kryeministrit Edi Rama.
Rama ndodhet në New York ku pritet të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës për Kombet e Bashkuara me temë “Kuptimi i Paqes dhe Qëndrueshmërisë në shekullin e 21-të”.
Ndërkohë që në takimin e sotëm, mësohet se kreu i Grupit të PS, iu ka kërkuar deputetëve që të nisin punën për të adresuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të zgjatur procesin e Vettingut. “Të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vettingut”,-raportohet se është shprehur Balla.