Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Aty ajo poston foto e video të ndryshme nga përditshmëria, apo imazhe nga fëmijëria.
Së fundmi, ajo postoi në “Instagram” një fotografi kur ajo ka qenë vetëm 4 vjeçe. Pranë saj ishte stërgjyshja.
“Unë me stërgjyshen time në Gostivar, Maqedoni, kur isha 4 vjeç”, ka shkruar këngëtarja e dashur për publikun bashkëngjitur me fotografinë. Teksa kjo foto ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente, dikush i përmend ushqimet shqiptare.
“Hey Bebe. E di që të mungojnë turshitë dhe ajvari”, i shkruan ndjekësi, të cilit Bebe i ka kthyer menjëherë përgjigje, duke i thënë se porosit ushqimin tradicional shqiptar dhe në Los Angeles.
“Unë porosis ajvar në shtëpinë time në Los Angeles!”, shkruan Rexha, e cila herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale ka zbuluar se i pëlqen të gatuajë dhe di shumë mirë.