Sali Berisha nuk ka asnje shans per tu kthyer ne grupin e PD. Keshtu deklaroi Lulzim Basha ne nje dalje per median pak caste me pare.
“77 votat e sotme janë formalizimet i PPP-së, Rama Doshi Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak, Janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar.Qëllimi i kësaj pakice është të pasurojnë veten e tyre dhe të mbajnë pushtetin në kurriz të shqiptarëve. Qëllimi ynë është të bëjmë çdo gjë për t’i larguar nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë”, tha Basha.I pyetur ne lidhje me vendimin per Berishen, Basha u shpreh:
Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës sa i përket demokracisë dhe aleancës me SHBA. Dua të jem i qartë.
Aleanca e PD me SHBA duhet të mbetet e pacenueshme në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për këtë arsye ne bashkë me shqiptarët. Nuk ka kthim pas”, tha Basha.