Reforma në drejtësi ishte iniciativë e Qeverisë dhe e Kuvendit së Shqipërisë me qëllim rritjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në drejtim të profesionalizmit dhe efiçiencës së magjistratëve gjyqtarë e prokurorë dhe të luftës kundër korrupsionit. Reforma në Drejtësi është një reformë e thellë që prek në tërësi çdo element të sistemit aktual të drejtësisë.
Reforma në Drejtësi filloi me ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në 27 Nëntor 2014. Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë përgatiti një Dokument Analitik të Sistemit të Drejtësisë gjatë vitit 2015, i cili kishte si qëllim analizimin e gjendjes aktuale të sistemit të drejtësisë, duke evidentuar problematikat që prekin sistemin tonë të drejtësisë në të gjitha aspektet e organizimit, funksionimit dhe administrimit të tij. Më tej problemet e identifikuara do të shërbenin si lëndë e parë për hartimin e një strategjie dhe plani veprimi në funksion të adresimit të problemeve në mënyrën më të efektshme të mundshme.
Në thelb të Reformës në Drejtësi ishte miratimi nga Kuvendi i ndryshimeve kushtetuese më 21 korrik 2016, ku nga 26 nene të Kushtetutës që i përkasin sistemit të drejtësisë, Reforma ndryshoi 21 prej tyre dhe neneve të Kushtetutës në lidhje me sistemin e drejtësisë u shtohen të paktën 23 pika të reja. Për më tepër, u shkrinë tre institucione të përcaktuara në Kushtetutë dhe u parashikua krijimi i të paktën 12 institucione të reja. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese u pasua me miratimin e paketës me Ligjet Organike ku spikat ligji për ri-vlerësimin e përkohshem të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.
Në një farë mënyre, dihet se sistemi gjyqsorë është një dorë e shtrirë e pushtetit ekzekutiv, në shumë vënde, madje edhe të atyre perendimore.
Por, jo të jetë i kapur me të dyja duart në regjimin e ri të krijuar pas 2019-tës në vëndin tonë.
Aq sa, edhe Prokurorin e Përgjithshëm e zgjodhën ashtu si deshën vetë, ne papajtushmëri me asnjë normë kushtetuese, duke potencuar frazën: Jam ligji, jam edhe Maliqi.