Një tjetër shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në Kabul. Sipas BBC një shpërthim i fortë është dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit.
Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat.
Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.
Aeroporti nuk u godit drejtpërdrejt, tha burimi, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka viktima.
Presidenti amerikan Joe Biden kishte paralajmëruar se një sulm tjetër në aeroportin në Kabul.
Rreth 170 persona u vranë në një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten, i cili u krye nga një degë e grupit të Shtetit Islamik.