50 medikamente të reja do të jepen për sëmundjet onkologjike.
Ky është vendimi i qeverisë i marr në mbledhkjen e zhvilluar sot, i cili u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila theksoi se medikamentet do të rimbursohen nga buxheti i shtetit.
Ndër të tjera, Koçiu njoftoi se do të shtohet edhe numri i fishave të diabetit, ku këtë herë listës së personave që përfitojnë i shtohen ata që janë invalid pune dhe me aftësi ndryshe.
“50 medikamenete të reja. Këto barna të reja, 1345 medikamente të cilat do të rimbursohen nga buxheti i shtetit do të mbështesin sëmundjet onkologjike. Një vendim tjetër i rëndësishëm ka të bëjë më shtrirjen e fishave të tjera të fishave të diabetit. Ne shtojmë mbulimin e fishave te diabetit edhe për dy target grupet, 2000 invalid pune dhe 1500 persona me aftësi ndryshe”, tha ajo.