24 May, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK në Lushnje: Historitë e Bujar Muratit të”Euro-Alb” me drejtësinë

by News Albania
August 9, 2021
in Aktualitet
0
SPAK në Lushnje: Historitë e Bujar Muratit të”Euro-Alb” me drejtësinë
676
VIEWS
Share on Facebook

SPAK në Lushnje/ U arrestua në 2009, Murati i “Euro-Alb” i shpëtoi me procedurë akuzave për korrupsion

Pronari i shoqërisë “Euro-Alb”, Bujar Murati, është një prej biznesmenëve të arrestuar me urdhër të SPAK, pas operacioni anti-korrupsion të zhvilluar këtë javë në Bashkinë e Lushnjes.

Ai nuk e ka për herë të parë që provon qelitë e paraburgimit.

Në vitin 2009, kur mbante postin e Drejtorit të Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Murati u arrestua me dy zyrtarë të tjerë dhe tre biznesmenë, nën dyshimet për korrupsion në tenderin 175 milionë lekë të reja për uniformat e Policisë dhe Gardës.

Por, për shkak të atyre që u konsideruan gabime të rënda proceduriale nga ana e Prokurorisë së Tiranës, Bujar Murati u shpall i pafajshëm nga Gjykata e kryeqytetit, pasi më herët Gjykata e Lartë kishte rrëzuar përgjimet e kryera gjatë këtij procedimi penal.

Pas largimit nga Ministria e Brendshme, Murati i rikthehet drejtimit të “Euro-Alb” shpk, të cilën e kishte krijuar vetë në vitin 2006 dhe nga ku ishte larguar përkohësisht për të marrë postin në Ministrinë e Brendshme.

Tashmë, “Euro-Alb” shpk rezulton një prej kompanive që ka fituar më shumë tendera publikë, sidomos gjatë qeverisjes së Edi Ramës”.

Shumë prej këtyre tenderave, kompania e Bujar Muratit i ka fituar pa garë.

Aranita Brahaj, drejtuese e Institutit Shqiptar të Shkencave, menaxhuese e bazës së të dhënave “opendata.al”, ka publikuar listën e tenderave të fituar nga “Euro-Alb” shpk gjatë viteve të fundit.

“Fituese e mbi 33 kontratave me 20 bashki. Fituese e dy Objekteve Arsimore nga Fondi i Rindërtimit post Tërmet, një prej tyre me institucionin Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pagesa thesari në 3 vite mbi 900 milion lekë. Mes tyre, 12 tendera me Flamur të Kuq, vlerësuar nga OpenProcurement Albania me rrisk, parregullsi dhe favorizim”, shkruan në mënyrë telegrafike Brahaj në një postim në rrjetet sociale mbi përfshirjen e kompanisë së Bujar Muratit në tenderat publikë.

Tashmë, Bujar Murati është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka ngritur dyshime se ai dhe 9 persona të tjerë, përfshirë kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, kanë kryer veprat penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”, “shpërdorim detyre” e “korrupsion” në një tender me vlerë 24 milionë lekë të reja për një kanal kullues në zonën rurale të qytetit myzeqar.

2009, lirim me procedurë
Arrestimi duket si një rikthim në kohë për biznesmenin Bujar Murati.

Në Shtator 2009, ai mbante pozicionin e Drejtorit të Prokurimeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, kur u arrestua pas një hetimi të Njësisë Task-Force Anti-Korrupsion të Prokurorisë së kryeqytetit.

Sipas akuzës së Prokurorisë, Bujar Murati, në bashkëpunim me dy zyrtarë të tjerë, Tahir Imami e Redi Popescu, kishin krijuar kushtet që biznesmenët Artan Berberi, Jani Gjergjeqi e Agur Sadiku, të përfitonin nga një tender me vlere 175 milionë lekë të reja, për blerjen e uniformave për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës.

Por, ky hetim, ndër më të rëndësishmit e asaj kohe në fushën kundër korrupsionit, u sfumua për shkak të gabimeve proceduriale të Prokurorisë, të konstatuara nga Gjykata e Lartë në një vendim të Tetorit 2010.

Gjykata Supreme vendosi se përgjimet e përdorura në kuadër të këtij procedimi penal ishin të papërdorshme, për shkak se nuk gjenin mbështetje në Kodin e Procedurës Penale.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë, datë 13 Tetor 2010, lexohet se “Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal…., pasi nga ana e Shërbimit Informativ të Shtetit është paraqitur një informacion për referimin e veprës penale me anën e të cilit është kërkuar të fillojë ndjekja penale…”.

Sipas atij informacioni, ekzistonin dyshime të arsyeshme se disa funksionarë publikë të Ministrisë së Brendshme dhe disa pronarë shoqërish tregtare kanë konsumuar veprat penale të parashikuara nga nenet 244, 25 dhe 259 të Kodit Penal”.

“Informacioni i mësipërm i SH.I.SH., i konsideruar si kallëzim nga organi i akuzës, përmban: 1. pjesë nga përgjime telefonike të muajit shtator 2009, 2. Të dhëna sqaruese për shtetasit e implikuar. Këto të dhëna të pasqyruara në informacionin e SH.I.SH. janë realizuar e mbledhur nga punonjësit e bashkëpunëtorët e këtij të fundit”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Mbi bazën e këtij informacioni, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar menjëherë procedimin penal dhe ka urdhëruar përgjimin e personave të dyshuar, duke marrë lejen nga gjykata e Tiranës dhe të konfirmuara nga gjykata e Apelit.

Por, Gjykata e Lartë e konsideroi ndryshe situatën.

“Në kundërshtim me përcaktimet e Kodit të Procedurës Penale, gjykatat kanë vënë në themel të arsyetimit dhe vendimit të tyre, duke i konsideruar dhe përdorur si prova rezultatet e përgjimeve parandaluese të pasqyruara në informacionin e SH.I.SH”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë

Duke analizuar nenet përkatëse, Gjykata e Lartë arriti në konkluzionin se përgjimet në këtë hetim ishin të papërdorshme.

Me këtë vendim, trupa gjykuese i dha drejtim përfundimtar hetimit për korrupsion, pasi interceptimet ishin të vetmet prova të prokurorisë për të provuar korrupsionin mes zyrtarëve dhe biznesmenëve.

Pasi mori këtë vendim, gjykata e shkallës së parë në Tiranë që po gjykonte themelin, nuk kishte alternativë tjetër veçse të shpallte të pafajshëm Bujar Muratin dhe personat e tjerë të pandehur.

Pasi mbylli problemet me drejtësinë në atë kohë, Bujar Murati iu rikthye drejtimit të kompanisë “Euro-Alb” shpk.

Tashmë, ai i është rikthyer sërish historisë me qeli, akuza e avokatë, për tenderin e kanalit vaditës në Bishqethëm të Lushnjes.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Vladimir Muçaj: Skandal në Gramsh, dyshohet helmim nga salmonela në kopshtin publik, fëmijët në spital institucionet heshtin!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Vladimir Muçaj: Skandal në Gramsh, dyshohet helmim nga salmonela në kopshtin publik, fëmijët në spital institucionet heshtin!

May 24, 2025

Prokurori i Përgjithshëm: Ja procedimet penale dhe arrestimet për veprat që prekin zgjedhjet e lira

May 24, 2025

Shkoi tek dentisti në Tiranë, vdes 63-vjeçari italian

May 24, 2025

Nga Adriatik Doçi: 7 gjëra të vogla nga ku duhet të nisë revolucioni i dytë berishist për votën e lirë!

May 24, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In